Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sot në videotakimin që e ka pasur me Kryeministrat Rama e Zaev për Minishengenin, i kanë marrë disa vendime të rëndësishme të cilat do të implementohen nga 10 nëntori.
Vuçiq ka thënë se nga kjo datë qytetarët tre vendeve me siguri se do të mund të lëvizin pa test PCR.
“Patëm një takim të gjatë me Ramën dhe Zaevin mendoj se është me rëndësi që i morrëm disa vendime, që do të implementohen më së voni deri më 10 nëntor. Deri atëherë në Shqipëri dhe Maqedoni Veriore do të mund të udhëtohet pa test PCR dhe nga atje edhe në Serbi” ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka shtuar se me Tiranën dhe Shkupin do të bëjnë marrëveshje për trajtimin e pacientëve në vendet respektive duke e rregulluar me këtë rast edhe çështjen e shpenzimeve.