Me rastin e 97-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, ambasada turke në Tiranë ka publikuar një video, ku shfaqen lidhjet e gjata midis Turqisë dhe Shqipërisë.
Në videon e postuar në rrjetet sociale shfaqen pamje nga vizitat e rëndësishme mes udhëheqësve dhe përfaqësuesve të të dy vendeve, nga mbështetja dhe ndihma e ofruar ndaj Shqipërisë në shumë fusha, si dhe projektet dhe programet e përbashkëta të realizuara nga këto dy vende mike.
Të enjten më 29 tetor Turqia shënon 97-vjetorin e shpalljes së Republikës në Turqi, si dhe në përfaqësitë e vendit në mbarë botën me aktivitete të ndryshme.
Shpallja zyrtare e Republikës së Turqisë u bë më 29 tetor të vitit 1923 nga Mustafa Kemal Ataturku, kur u shpallën emri i kombit dhe statusi i saj si republikë. Në një votim që u zhvillua më pas në Kuvendin e Madh Popullor (TBMM), Ataturku, një burrështetas revolucionar, me një votim unanim u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Që atëherë, vendi çdo vit më 29 tetor feston Ditën e Republikës. (Agjencia Anadolli – AA)