Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë pritur që ai do të tërhiqet nga pozicionet për taksën dhe ndarjen pas ftesës nga Specialja.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka hedhur akuza të rënda ndaj spektrit politikë të Kosovës për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se askush nga politika nuk i ka pritur veprimet e tij pas ftesës nga Spacialja, transmeton Telegrafi.
“Ata kanë pasur një skenar se kur të më vjen mua ftesa, unë do të kërkoj çare gjithkund për të shpëtuar kokën time dhe nga të mundem dhe të kërkoj adresë për të shpëtuar. Duke kërkuar atë zgjidhje unë ose do të kisha pranuar ndarjen ose të largoj taksën, ja diçka tjetër. Askush nga ta nuk e ka pritur se ua lë letrat në dorë. Të ju them faleminderit shumë. Dorëheqje! Shkojmë në zgjedhje”.
I pari i AAK-së thotë se ka llogaritur vetëm te populli prandaj atyre u ka kthyer mandatin.
“Besimin e kam te populli. Nëse populli ma jep besimin e ndërtoj qeverinë. Nuk kam më besim te politika dhe kolegët e mi sepse këtyre ua kam prishur letrat”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.
Discussion about this post