Nëse keni pasur ndonjëherë momentet tuaja më të ndritshme teksa bëni dush, nuk jeni vetëm.
Ka edhe një komunitet në ‘Reddit’ ku njerëzit ndajnë mendimet e tyre më të zgjuara të dushit, raporton “BrightSide”.
Këto janë arsyet që qëndrojnë pas këtij fakti:
Idetë më të mira vijnë kur nuk jeni duke menduar.
Idetë më domethënëse mund të vijnë gjatë dushit dhe ka shkencë që e kanë konfirmuar atë. Një grup studiuesish u dhanë studentëve lojëra logjike dhe u kërkuan atyre të raportonin nëse i morën përgjigjet e tyre duke menduar zgjidhjen hap pas hapi ose nëse përgjigja thjesht “u erdhi atyre”, dhe pjesa më e madhe u përgjigjen se ata e morën idenë gjatë dushit. Bërja e dushit i bën që idetë tuaja të rrjedhin vetë dhe ka më shumë mundësi të dilni me zgjidhje krijuese.
Dushet rrisin nivelin e dopaminës.
Bërja e dushit është një nga mënyrat më të lehta për të rritur dopaminën – një neurotransmetues përgjegjës për motivim dhe përqendrim. Është e rëndësishme për kujtesën dhe funksionin e trurit tuaj dhe madje rregullon lëvizjet e trupit tuaj. Dushi në ujë të ftohtë mund të rrisë dopaminën me 250%.
Jeni i relaksuar.
Kur të jemi të relaksuar, ka më shumë të ngjarë që të dalim me ide të zgjuara. Larja ose dushi mund të ulë stresin dhe ankthin, t’ju qetësojë dhe idetë tuaja të rrjedhin.
Pak shpërqendrim është i nevojshëm për të qenë kreativ.
Ndërsa përqendrimi intensiv është i rëndësishëm për punën, një shpërqendrim i lehtë mund të “rifreskojë” trurin tuaj dhe të ndihmojë imagjinatën tuaj të tërhiqet. Dushi është një shembull i përsosur se si mund ta kalojmë vëmendjen tonë nga një aktivitet në tjetrin. Shpërqendrimi mund t’i japë trurit tonë një “pushim” dhe ne mund të punojmë për një problem në mënyrë më kreative.
Ju jeni më kreativ kur jeni i përgjumur.
Ju ndoshta jeni mësuar të bëni dush herët në mëngjes kur jeni gjysmë i fjetur, ose vonë në mbrëmje kur mezi prisni të shkoni në shtrat. Ju mund të mendoni se kur jeni të lodhur, nuk ka gjasa të dilni me ndonjë ide origjinale, por shkenca vërteton se mjegulla e trurit në të vërtetë mund të rritë krijimtarinë tuaj. Studiuesit kanë zbuluar se ne përdorim të menduarit më krijues kur jemi të lodhur. Pra, nëse jeni një person që rri zgjuar natën, mund të jeni më kreativ herët në mëngjes.