Dy të rinj kosovarë kanë humbur jetën sot tragjikisht në Gjermani. Ata u goditën nga treni, nga ku nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra. Rasti ka ndodhur afër Mynhenit në Gjermani, në vendin e quajtur Bruckberg.
Dita e zakonshme që kishte nisur sot, u shndërrua në zie për familjen Arifaj nga Ratishi i Epërm i Deçanit, shkruan lajmi.net.
B.Arifaj dhe H.Arifaj, u goditën sot për vdekje derisa po tentonin të kapnin trenin i cili ishte në stacion.
Sipas raportimeve nga mediat bavareze, viktimat ishin në nxitim për të kapur trenin i cili i dërgonte për në shkollë. Rreth orës 7.15 ata tentuan ta kapin trenin, duke kapërcyer barrierat mes shinave të trenit, nga ku më pas edhe u goditën nga një tren që ishte nisur për Mynih.
Policia tani ka nisur intervistimin edhe të dëshmitarëve, përfshirë studentët e tjerë që ishin të pranishëm aty.
Si shkak i kësaj ngjarjeje tragjike, stacioni i trenit do të qëndrojë i mbyllër deri në pasditen e vonë.
Lexo edhe:
Sipas raportimeve të mediave gjermane, drejtuesi i trenit deshi të fillonte një frenim emergjence, por që ishte vonë.
Menjëherë pas këtij rati, ministria e Punëve të Jashtme u vu në kontakt me ambasadën e Kosovës në Berlin dhe me Konsullatën në Bavari, në tentim për t’u sqaruar se si erdhi deri tek kjo tragjedi.
Për rastin reagoi edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, e cila u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave. /Lajmi.net/