Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Hamburg ditën e premte – këtu mund të shihni arsyen pse.
Pak pas orës 3 pasdite, një shofer kamioni largohet nga rruga A1 për shkak të bllokimit të trafikut dhe dëshiron të hyjë nën urën hekurudhore në Bovestrasse, transmeton Telegrafi.
Por duket se shoferi nuk kishte llogaritur lartësinë e kamionit, sepse ai ishte shumë i lartë për tu futur nën atë urë.
Shoferi kishte thënë për ‘BILD’: Unë e kam parë shenjën, por kisha frenuar me vonesë dhe se kjo është për të ardhur keq.
Linja hekurudhore u mbyll dhe zjarrfikësve iu desh të shkarkonin ngarkesën – 14 tonë Toffifee me dorë në mënyrë që ta largonin përsëri kamionin.
Një zyrtar gjerman kishte thënë se tek ajo urë vazhdojnë të përplasen shumë kamionë, dhe se ajo është një pikë e nxehtë e vërtetë për kamionët.