Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se Ministria e Punëve të Jashtme e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë verbale pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes Aleksandër Vulin.
Rama gjatë një konference për media tha se Shqipëria nuk do të toleroj asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.
“Unë vazhdoj të pres që presidenti i Serbisë të kërkojë emër të Republikës se Serbisë ndjesë për këtë fatkeqësi natyrore, e mirëkuptoj që. Ndërkohë që MPJ ka vazhduar më tutje më procesin dhe ambasadori i Serbisë për t’i bërë një notë verbale, vënien në dije të shteti serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndoj qeverinë e Shqipërisë apo figuren e ndonjë ministri apo kryeministri”, ka thënë Rama.
Pas mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqiperi, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin u shpreh se kryeministri i Shqipërisë do të mbahet mend më shumë për “çorapet e grisura” se sa për zhvillimin e ideve të ndritura.
Sipas tij, nëse kryeministri Edi Rama do të kishte “tru mjaftueshëm”, ky i fundit nuk do të përpiqej fare për të krijuar atë që ai e quan si “Shqipëri të Madhe”
“Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ‘Shqipërinë e Madhe’. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’. Nëse kujdesej për paqen në rajon. Nuk do të lavdëronte vrasësit e UCCK-së”, shprehet Vulin.