Një person është vrarë sot në Prizren, pas një shkëmbim-zjarri që i njëjti ka pasur me policinë.
I dyshuari, ishte në kërkim nga Policia e Kosovës për veprën penale të tentim-vrasjes, dhe në momentin që i njëjti ka parë zyrtarët policorë, ka shtënë me armë në drejtim të tyre, shkruan lajmi.net.
Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë, B.SH, i njohur me nofkën “Qorri”.
Lexo edhe:
“Rtv Besa” ka publikuar ndërkaq një fotografi të personit që është vrarë sot në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.