Mbiemri është fjala e cila tregon prejardhjen apo përkatësinë e dikujt e të cilën e trashëgojnë brez pas brezi. Krahas emrit që i vihet njerëzve nga lindja dhe i cili përfaqëson personalitetin e një njeriu, mbiemri tregon origjinën, rrënjët dhe traditën e dikujt.
Megjithatë, pse mbiemrat serbë mbarojnë me …ić dhe prej kur daton ky emërtim kështu:
Mbiemrat serbë që mbarojnë me ..ić datojnë nga shekulli XIV. Ata mbiemra krijohen kryesisht duke ua shtuar emrave prapashtesën …”ić”, …”ev” ose …”ov”, emrit të babait, nënës, gjyshit ose ndonjë baze tjetër, shkruan portali Fresh Press.
Sufiksi apo prapashtesa “ić” është deminutiv sllav. Roli i tij është krijimi i përkatësisë (patroni) apo pronësisë (matroni).
Mbiemri ka origjinën nga babai (patroni) bëhet ashtu që emrit të tij ti shtohet prapashtesa “ov” që tregon përkatësinë, e më pastaj edhe prapashteësn zvogëluese “ić” që donë të thotë i/e vogël apo i/e re. Sikur për shembull tek mbiemri Jovanović.
Në anën tjetër, pronësia (matroni) donë të thotë se një mbiemër rrjedh nga nëna (p.sh. mbiemri Sarić – në këtë rast vetëm sufiksi-prapashtesa “ić” i shtohet vetëm, por jo edhe “ov”. Shumica e familjeve në Serbi mbajnë mbiemrin e njërit prej paraardhësve të tyre nga shekulli i XIX.
Mbiemrat në Serbi kanë ndryshuar brezi pas brezi deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo ka ndikuar që shumica e popullsisë të mbante mbiemrin sipas emrit të babait. Kjo pastaj rezultoi në “problemin” se në një shtëpi, tre breza të ndryshëm të mbanin tre mbiemra të ndryshëm. Në atë kohë, mbiemrat që tregonin përkatësinë regjionale, të profesionit apo të ngjashme ishin shumë të rrallë.
Në 1851, Knez Aleksandar Karađorđević lëshoi një dekret mbi pandryshueshmërinë e mbiemrave. Me këtë dekret u ndal përfundimisht procesi i ndryshimit të mbiemrave.