Kryeministri në detyrë, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur sot nga qytetarët në Klinë.
Përveç tjerash, Haradinaj ka folur edhe për partitë tjera që në fokus të këtyre zgjedhjeve e kanë luftim të korrupsionit.
“Po thonë kemi me e luftu korrupsionin. Shumë mirë! Si do ta luftojnë këta korrupsionin? Këta frikësohen me i thënë dikujt se çfarë besojnë! I kam parë, besoni, frikësoheshin që t’i thonë aletëve, jo armiqve për atë se çka besojnë e çka nuk besojnë”, ka thënë Haradinaj.
“Veç servilizëm! Servili nuk lufton asgjë! Servili aty të lë”, ka shtuar Haradinaj./Telegrafi/
Discussion about this post