Kohën e fundit, dukshëm është shtuar numri i vjedhjeve në vendin tonë.
IndeksOnline ka siguruar pamjet të një personi, i cili është i dyshuar për disa vjedhje në qytetin e Pejës.
Burime tona tregojnë se i dyshuari gjatë ditës thyen dyer të blinduara, për të kryer vjedhje.
Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Policia e Pejës, dhe është në kërkim të personit në fjalë. I njëjti mësohet të ketë kryer edhe një tjetër vjedhje përgjatë muajit gusht.