Vepra e Homerit, Iliada, s’ka dyshim se është ndër thesaret më të çmueshme të Antikës. Është e shkruar me një stil të veçantë dhe ka një përmbatje të thellë dhe të fuqishme. Çdo fjali e shkruar në te është refrencë për të gjithë ata që i qasen cilësdo temë në fjalë, shkruan Gazeta Mejdani
Kështu, në veprën e tij të famshme “Iliada”, Homeri i referohet malit Ida, si “nëna e kafshëve të egra dhe me shumë burime”. Në fakt, mali Ida është nja nga majet e maleve Kaz.
Malet Kaz ndodhen mes prefekturave Çanakala dhe Balikesir në Anadollin veriperëndimor. Me florën dhe faunën e pasur që përqafohen nga deti dhe gjelbërimi, malet janë një prej vendeve të Turqisë që ia vlen për të parë.
Në këtë zonë rriten 800 lloje të ndryshme bimësh. Në çdo anë të maleve Kaz dalin burime me ujë të pijshëm. Një veçori tjetër e rëndësishme është që këto male pas Alpeve janë vendi i dytë në botë me sasinë më të madhe të oksigjenit.
Krahas bukurive natyrore malet Kaz gjithashtu kanë edhe rëndësi historike. Historia që dihet e këtij rajoni fillon 2000 vjet para erës sonë. Në këtë rajon është e mundur të hasni në mbetjet e një numri të madh të qyteteve antike./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post