Të flesh pak orë gjatë natës, për disa njerëz s’e kanë aspak problem!.
E keni vrarë ndonjëherë mendjen si disa njerëz flenë pak orë gjatë natës dhe funksionojnë normalisht gjatë ditës?
Të njëjtën pyetje kishin edhe studiuesit e University of California: Mund të jetë gjenetike, të paktën për disa njerëz.
Pas një studimi dhjetë vjeçar, shkencëtarët identifikuan një gjen të dytë që ka të bëjë me këtë fenomen të “gjumit të shkurtër,” ku njerëzit flenë katër deri në gjashtë orë gjatë natës dhe funksionojnë normalisht e nuk vuajnë me shëndetin në të ardhmen.
Studiuesit kanë identifikuar një gjen të tillë edhe më parë.
“Para se të identifikonim gjenin e parë të gjumit të shkurtër, njerëzit nuk e mendonin kohëzgjatjen e gjumit si diçka gjenetike,” tha Ying-Hui Fu, profesor i neurologjisë.
Të mbijetosh me pak orë gjumë ngjan zilepsëse, por nëse flini deri vonë, mos u ndjeni aspak keq – ky lloj mutacioni është jashtëzakonisht i rrallë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post