Sipas një hulumtimi që e bënë portali Front Online, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka ndër deputetët më të pasur në Kuvendin e Kosovës.
Grupi Parlamentar i AAK-së që ka 14 deputetë “peshon” hiç më pak se 103.5 milionë euro, shkruan portali ky portal.
Më i pasuri ndër deputetët e AAK-së është Gani Dreashaj, i cili ka deklaruar 87 milionë euro pasuri. Pas tij, radhitet biznesmeni Gazmend Abrashi që ka deklaruar 10.8 milionë euro pasuri, ish-ministri Pal Lekaj ka deklaruar pasuri rreth 2 milionë euro, Daut Haradinaj rreth gjysmë milioni euro.
Në anën tjetër, Kosova është shteti më i varfër në rajon dhe në Evropë, por jo edhe politikanët e saj.
Kështu, në shtetin ku papunësia dhe varfëria sillen rreth shifrës 30%, janë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë pasuria prej dhjetëra, madje edhe qindra miliona euro.
Sipas një kalkulimi të thjeshtë të pasurisë të bërë nga portali “Front Online” 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri prej rreth 1 miliardë euro.
Padyshim deputeti më i pasur i Kuvendit të Kosovës është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar pasuri prej 698.3 milionë euro.
I dyti nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Kosovës është Gani Dreshaj i AAK-së, i cili ka deklaruar pasuri prej 87 milionë euro.
Deputeti i tretë më i pasur i Kuvendit është Gazmend Abrashi i AAK-së që ka deklaruar pasuri prej 10.8 milionë euro, raporton “Front Online”.
Vetëm tre deputetë të Kuvendit, Pacolli, Dreshaj dhe Abrashi kanë pasuri prej hiç më pak se 800 milionë euro.
Përndryshe, derisa pasuria e deputetëve të Kuvendit të Kosovës arrinë në shifrën prej rreth 1 miliardë euro, ndërsa buxheti vjetor i shtetit është mbi 2 miliardë euro.