Emërimi i Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin është një shenjë se administrata amerikane dëshiron të shtyjë procesin e bisedimeve Beograd-Prishtinë.
Kështu së paku, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, mendon ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke theksuar se formati i dialogut nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdojë në Bruksel.
“Kjo është një shenjë që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të formalizojnë atë që po thonë vazhdimisht, dhe kjo do të thotë të inkurajojnë një zgjidhje të shpejtë të çështjes, domethënë të inkurajojë të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet të ketë thënë Daçiq, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se nuk ishte i befasuar nga emërimi i Palmer si Përfaqësues Special i ShBA-së për Ballkanin, sepse, siç tha ai, ai në një farë mënyre e kishte kryer atë funksion. /Telegrafi/
Discussion about this post