E njohur nga të gjithë si edukatore e shkëlqyeshme, nënë e madhe, bashkëshorte e mrekullueshme, e dashur dhe këshillëdhënëse për shumë nëna të reja gjithandej globit. Fjala është për shqiptaren Razije Musa e cila tani është edhe Ambasadore e Misionit Diplomatik të Amerikës për Paqe, shkruan Gazeta Mejdani
Jetëpërshkrimi i saj është sa i gjatë, aq edhe mbresëlënës. Znj. Musa dikur ishte mami e nipërve të mbretëreshës më pallatin mbretërorë në Britani. Në krahët e saj kanë gjetur butësinë edhe shumë fmijë të personaliteteve të njohra në botë. Ajo e kryen punës e saj me përkushtim dhe është e gatshme t’i ndihmojë nënat shqiptare kudo që janë.
Nëpërmes këshillave që i jep ajo nëpër rrjete të ndryshme sociale, Razije Musa mundohet t’i mdihmojë të gjithë ato nëna që e pyesin për problemet me të cilat ballafaqohen ato.
Nuk ka ndodhur që Razije Musa te ketë kërkuar shpërblime për punën që e bënë. Sepse, siç e njohin të gjithë, ajo ka shpirti humanisti të shpërfaqur nga sjellet e saj filantrope.
Ditë më parë Razije Musa u shpërblye edhe me titullin ‘Ambasadore Nderi e Misionit Diplomatik të Amerikës për Paqe në Botë’.
Ajo nuk harronë ta përmend bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se e ndhmon shumë në misionin që ka, ndërsa për fëmijët e vetë thotë se i ka inspirim të vërtetë. Pa mbështetjen e tyre, ka shkruar ajo, zor se di t’i arrinte të gjitha këto suksese.
Në një postim i saj në Facebook mësojmë se znj. Musa është zotuar se ky titull që ka marrë, vetëm sa do ta bëjë edhe më të fortë dhe më të qëndrueshme në misionin prej humaniste.
“Shpërblimet janë kurajo për mua, janë nxitje për punë edhe më shumë”, ka thënë Razije Musa në llogarinë e saj Facebbok.
Shkrimi i saj i plotë:
Sot, ndjehem më shumë se kurrë e plotësuar dhe e nderuar me titullin Misionare e Paqes dhe Ambasadore Nderi e Misionit Diplomatik të Amerikës për Paqe në Botë, Akademisë Universale për Paqe Globale, Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Universitetit Amerikan “Vox Dei”.
Në udhëtimin tim profesional unë nuk eca e vetme, pa përkrahjen e madhe të bashkëshortit tim Maliq Musa dhe pa dashurinë dhe energjinë pozitive të tre fëmijëve të mi une nuk do të i’a kisha dalur.
Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa zotohem se ky titull mua vetëm sa do më bëjë më të fortë për të vazhduar punën time, duke qenë zë i fortë i nënave dhe fëmijëve në çdo vend të botës.
Me dashuri, Razije Musa
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post