Humbja e peshës gjithënjë ka qenë preokuptim i njerëzve. Sidomos i femrave. Ata vazhdimisht janë munduar të mbajnë dieta dhe të ruajnë vijën e trupit, transmeton Gazeta Mejdani.
Në lidhje me këtë kanë folur sidomos nutricistët. Kështu, Nëse bëni pjesë ndër ata të cilët japin çdo gjë nga vetja për t’u dobësuar, ndërkaq assesi nuk ju shkon për dore, është e mundshme që shkaktari është grupi juaj i gjakut.
Personat të cilët kanë grupin e gjakut AB + ose AB, kanë vështirësi të mëdha në eliminimin e kilogramëve të padëshiruar, thotë nutricionistja Sema Kana.
Ajo thekson që kjo ndodh për shkak që njerëzit të cilët kanë ato grupe gjaku vështirë ndryshojnë shprehitë e tyre ushqyese.
Nga ana tjetër, personat me grupet e gjakut O + B +, më lehtë do të lirohen nga shtresat e padëshiruara yndyrore.
“Njerëzit me grupin e gjakut B +, kanë vlerë më të lartë bazale metabolike (BMR), për ç’shkak vështirë shtojnë peshë, shpjegon dr. Sema.
Nëse keni grupin e gjakut A, atëherë gjenetika juaj varet nëse jeni të prirë që të shtoni peshë.
Naturopati Piter J. Dadamo thekson që artikujt të cilët i konsumojmë reagojnë me gjakun tonë dhe për këtë arsye ka shpikur dietën për secilin grup të gjakut.
Dieta nënkupton që ushqimi është shpikur në harmoni me grupet e gjakut dhe, siç thotë ajo, me të përshpejtohet tretja.
Pos kësaj, do të pengoni zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme dhe lehtë mund të arrini peshën e dëshiruar dhe të zgjasni jetëgjatësinë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post