Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në një nga pjesët më të frektuentuara të kryeqytetit.
Dy grupe të njohura edhe nga Policia e Kosovës janë rrahur mes vete, tek vendi i njohur si Kafet e Vogla në Prishtinë.
Mësohet se rrahja brutale ka ndodhur jashtë para lokaleve, derisa një person është në gjendje të rëndë, pas lëndimeve që ka marrë. I njëjti është goditur me kodak të revoles.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa ka dhënë detaje.
“Me datë 20.07.2020 rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në Rr. “ Fehmi Agani” në Prishtinë është duke ndodhur një rrahje në progres.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka evidentuar disa dëshmi lidhur me rastin.
Bazuar në informacionet fillestare të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, targat e te cilit janë të ditura për Policinë dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë incident”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.