Vdes edhe personi i dytë, që ishte plagosur sot në Repë të Podujevë, të dy viktimat janë vëllezër.
Ka humbur jetën edhe personi i plagosur sot në mesditë në fshatin Repë të Komunës së Podujevës, ka bërë të ditur zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi
“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai është 41 vjeçar”, ka thënë zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
Të dy viktimat janë vëllezër teksa u vranë nga fqiu i tyre 65 vjeçar.
Dorasi jeton së bashku me bashkëshorten në fshatin Repë, ndërsa familja e tij jeton në Angli.
Të dy familjet në Repë jetojnë përballë njëra-tjetrës dhe vazhdimisht kanë pasur probleme.
Pretendohet se vrasja ndodhi për çështje pronësie. Dorasi ende gjendet në arrati.