Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rast tragjik në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.
Aty ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka vdekur një person dhe një tjetër është plagosur. Indeksonline përmes burimeve mëson se dy familjet para disa ditësh ishin përleshur fizikisht.
Dorasi jeton së bashku me bashkëshorten në fshatin Repë, ndërsa familja e tij jeton në Angli.
Të dy familjet në Repë jetojnë përballë njëra-tjetrës dhe vazhdimisht kanë pasur probleme.
Ndryshe, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë ai.