Forca të Njësisë Speciale janë nisur për në vendin ku mbeti i vrarë një person dhe një i plagosur, në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.
Indeksonline ka siguruar pamjet e veturave të NJSO-së.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi është deklaruar për rastin.
“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë ai.
Ndryshe, Indeksonline mëson se dy grupet para disa ditësh ishin përleshur fizikisht.