Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pranuar një letër falënderimi nga ish- sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, në të cilën ajo shprehet me fjalët më të mira të mundshme, transmeton Gazeta Mejdani.
Hillary Clinton ërmend edhe për organizimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Haradinajt të postuar në llogarinë e tij në Facebook:
Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish- sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme.
Ish- sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clintoni, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj.
Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish- sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post