Prokuroria Themelore në Gjilan sot ka njoftuar mbi vdekjen e prokurorit të njohur në Gjiilan.
“Sot më 18 Korrik 2020, me pikëllim të thellë morëm lajmin se është ndarë nga jeta prokurori Ismet Ukshini, i cili ka qenë i prekur nga COVID 19. Familjes së të ndjerit, miqve dhe gjithë kolegëve, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do t’a kujtojë me respekt dhe nderim”, thuhet në deklaratën e Prokururisë Themelore të Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur gjithashtu edhe Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.
“Në emër të stafit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e kolgëve”, ka thënë Ismajli.
Prokurori Ismet Ukshin ka qenë i shtrirë në Repartin e Infektivës, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Prokurori Ismet Ukshini ka ndërruar jetë në moshën 59 vjecare.