AC Milan ka njoftuar se ka ushtruar të drejtën e blerjes për Simon Kjaer.
“AC Milan njofton se ka ushtruar opsionin për blerjen përfundimtare të Simon Kjær nga Sevilla FC”.
”Futbollisti danez ka nënshkruar një kontratë me klubin AC Milan deri më 30 qershor 2022″, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit italian.
Mbrojtësi danez luajti për një pjesë të sezonit te Milan si i huazuar nga klubi i La Liga, por falë përformancave bindëse ka bindur drejtuesit e Rossonerëve që ta ushtrojnë të drejtën e blerjes së tij prej 3.5 milionë funteve.