Presidenti indonezian Joko Vidodo ka nënshkruar dokumentin për transferimin e kryeqytetit të tanishëm, Xhakarta, në provincën lindore të Kalimantan, saktësisht në ishujt Borneo, raportojnë mediat botërore, shkruan Gazeta Medani.
Ky vendim vjen pasi Xhakarta ditë e më shumë po fundoset. Lagje të tëra të këtij metropoli i ka marrë uji dhe janë bërë liqene të shkapërderdhura gjithandej.
Sipas deklaratës së sotme të presidentit indonesian të cilin e dha para azetarëve në prezencë të gjithë kabinetit qeveritarë, kryeqyteti i ri do të ndërtohet brenda 10 vitesh dhe do të kushtojë mbi 30 miliardë dollarë.
Nga ajo deklaratë e presidentit indonesian mësohet se nga ky transfer do të përfitojnë në punë qindra mijë njerëz dhe do të ketë edhe përfitime tjera.
Për më tepër, Indonezia është vendi i katërt në botë me numrin e popullatës. Konsiderohet fuqi botërore ekonomike dhe ka një peshë të madhe politike e stategjike në Indokinë.
Xhakarta është e pozicionuar në bregdetin veriperëndimor të ishullit më të populluar në botë, Java, e cila në fakt është qendra e ekonomisë, kulturës dhe politikës së Indonezisë me një popullsi prej më shumë se 30 milion banorësh me rrethinë. Ky qytet konsiderohet zona e dytë urbane më e populluar në botë pas Tokios.
Problemet kryesore të Xhakartës janë rritja e shpejtë e qytetit, prishjet ekologjike, trafiku i bllokua dhe përmbytjet. Për më tepër, Xhakarta po fundoset deri në 17 cm për në vit. Është konstatuar se në vitet në vijim ky qytet i madh do të fundoset i tëri./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post