Sipas informacionit të përpiluar nga të dhënat e portalit online statistikor Statista, brenda 10 videove më të shikuara në YouTube janë videot muzikore, transmeton Gazeta Mejdani.
Sipas informacionit të përpiluar nga të dhënat e portalit online statistikor Statista, brenda 10 videove më të shikuara në YouTube janë videot muzikore, transmeton KosovaPost.
Sipas kësaj në rendin e parë është kënga “Despacito” e këngëtarit portorikan, Luis Fonsi me 6,39 miliardë shikime, pas së cilës vjen kënga “Shape of You” e këngëtarit anglez Ed Sheeran me 4,35 miliardë shikime dhe në vend të tretë gjendet “See You Again” e Wiz Khalifa me 4,21 miliardë shikime.
Kështu që shikimet totale të 10 videove më të shikuara në YouTube kanë arritur në 38,4 miliardë shikime duke e tejkaluar popullsinë e botës me pesëfish më shumë.
Përveç platformave të videos, edhe interesimi ndaj platformave digjitale muzikore si Spotify, Apple Music është duke u rritur. Sipas të dhënave të Spotify, në tremujorin e dytë të vitit të kaluar platforma ka pasur 180 milionë përdorues aktiv, ndërsa këtë vit në të njëjtën periudhë ka shënuar rritje prej 28,8 për qind duke arritur në 232 milionë, shkruan aa. Në këtë drejtim, duke e marrë parasysh këtë trend të rritjes, YouTube muajin e kaluar e vendosi në përdorim shërbimin e YouTube Music.
Marrë nga KosovaPost
Discussion about this post