Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë lajm Selmanaj e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, me ç’rast ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.
“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur për rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qenë për testin e dy korrikut! Para pak çasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!”
“Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetizolim”, ka shkruar Selmanaj.