Ai luftoi për pak kohë me gjarprin, dhe pas një zënke të shkurtër dhe një kafshimi të keq, Kimmel i kapi kokën dhe e tërhoqi atë.
Mike Kimmel, pronar i Trapping&Wildlife Rescue me seli në Florida, kapi një moment të rrallë ku shihet një piton gjigant në zonën e Floridas javën e kaluar, transmeton Telegrafi.
Nuk ishte hera e parë e tij, por kurrë ai nuk kishte kapur një gjarpër kaq të gjatë, i cili peshonte midis 60 dhe 70 kilogramë.
“Zemra ime rrahu më shpejt. Unë kam gjuajtur gjarpërinj të mëdhenj më parë, por ky dukej shumë i madh”, tha Kimmel për CNN .
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni për Mbrojtjen e Peshkut dhe Kafshëve të egra, pitoni më i madh i kapur ndonjëherë në Florida ishte i gjatë rreth 5.60 metra.