Hellas Verona dhe Interi kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të të ligës italiane, shkruan “Zeri.info”.
Ndeshja u mbyll me shfirat 2:2.
Darko Lazovic shënoi golin e parë për vendasit qysh në minutën e dytë, derisa pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1:0 të Veronas.
Interi e filloi mjaft mirë pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin.
Fillimisht shënoi Antonio Candreva në minutën e 49-të.
Kurse, më pas ishte autogoli i Federico Dimarcos në minutën e 55-të që kaloi mysafirët në epërsi.
Golin e barazimit vendasit e arritën në minutën e 86-të, kur Amir Rrahmani asistoi për Miguel Veloson, i cili shënoi për 2:2.
Rrahmani luajti gjatë gjithë takimit, derisa Marash Kumbulla u zëvendësua në minutën e 84-t.
Reprezentuesi kosovar u vlerësua me notën 6.2 nga “SofaScore”.
Kurse, Kumbulla mori notën 7.0./Zëri