Dëshmitë paleolingustike për lashtësinë e gjuhës shqipe si substrat i rëndësishëm në rrethet e hershme kulturore të Evropës kontinentale, Rrypit Mesdhetar, Azisë së Vogël dhe Kaukazit.
Shkruan: Agron Jaha
Lashtësia e gjuhës shqipe në bazë të argumenteve në rrafshin e toponimisë, onomastikës, sezaizmologjisë dhe mitologjisë krahasuese
Hyrje:
Gjuha shqipe përbën njërën nga idiomat e lashtësisë evropiane, rrënjët e saj shtrihen deri në periudhta e para të njohura të rikonstruktuara të shoqërisë njerëzore ne kontinentin evropian, si tërësi, dhe në vendet e mesdheut në veçanti. Së bashku me toharishten, hetitishten, armenishten, frigjishten ajo bën pjesë në grupin e gjuhëve të lashta (të para të shfaqura) evropiane, të cilat në linguistikë njihen edhe si gjuhët semiindoevropiane apo gjuhët protoilire sipas kritereve historike rekonstruktuese dhe arkoleksikore.
Gjuha shqipe përmban elemente të tri karaktereve themelore të gjuhëve indoevropiane: elemente satem që përbëjnë fondin themelor te shqipes së sotshme, elemete nga fondi centum (keltishtja e Italisë Veriore apo dalmatinishtja) si dhe elemente arkaike të grupimit protoilirik liguro-baskoid dhe atij kaukaso-uraloid. Formalisht dhe strukturalisht në korpusin dhe fondin protolir mund të dallohen edhe gjeografikisht dy zona gjuhësore:
- zona ilirike tokësore (terrestike) evropiane juglindore (ilirothrakishtja, e natyrës satem) dhe
- zona adriatike-perëndimore (përrreth bregdetit) apo centum.
2
Kjo dihotomi ka qenë e pranishmw edhe pëbrenda korpusit protolilir të Frigjisë në Azinë e Vogël dhe në Semigadishullin italian (apenin) si dhe Hispani (pra përgjatë bregut perëndimor të Detit Mesdhe). Atë e gjejmë edhe tek mesapët (~Kalabrezët) që gjuhësisht ishin më afër shqipes së sotshme dhe i takoni pra pjesës juglindore (satem) së bashku me Japygjët, derisa Venetët, Japudët, Retët dhe dalmatët i takoin idiomës adriatike apo perëndimore (centum)së bashku me panonët, dardanët, dokleotët e disa fise e nënfise tjera. Nga kjo idiomë kryesisht lindi edhe gjuha latina e hershme me mekanizmat e njohur të vetëdiferencimit gjuhësor; izolim, thjetshtëzim dhe rindërtim.
Në rrafshin mikrolingusitik zhvillimi i idiomës latine bazohej në proçesin e aglutinimit të lidhëzave me emrat e protoilirishtes. Në lindjen e latinishtes rrol të rëndësishëm ka pasur edhe etruskishtja e cila sipa të gjitha gjasave i takon fondit të lashtë të protolirishtes dhe tregon afinitet të theksuar me gjuhën armene. Ndikimi i idiomës kelte apo baske, apo osko-umbrike, duhet të ketë qenë minimal.
Dallimet ndërmjet këtyre dy grupimeve gjuhësore kanë qenë relativisht të theksuara. Jo vetëm ky faktor, edhe shkëputja gjeografike dhe komunikimi i vështërsuar në kohërat paraantike sollën ndryshime të theksuara në strukturën e këtyre idiomave regjionale protoilire, prandaj rikonstruktimi i tyre duke pasur parasysh vetëm korpusin modern të leksikut të shqipes pa njohjen e saktë të gjendjes së protoilirishtes është një ndërmarrje pothuajse e gjykuar për të dështuar.
Megjithatë, një numër i madh i toponimeve, emrave të lumenjve, sidomos në Kontinentin Evropian, e veçanërisht në rrypin mediteran, mund edhe sot të interpretohen me mjetet leksikore të gjuhës shqipe. Janë një numër i madh i emrave etymonik me prejardhje gjenetike nga gjuha shqipe, në vazhdim do të sjellë për arsye didaktike vetëm disa prej tyre, kryesisht emra vargmalesh, të lumnenjve dhe qyteteve nga lashtësia evropiane dhe mediterane.
3
Erythia – Tartessos-Tarshish „toka, vendi i errësirës (territ) apo perëndimit të diellit“. (Ishulli) Erythia ishte dikur emërtimi korik (thirror) gjeneral për Libinë Anteriore (Africa Minor). Format si Turta (Cato), Turtoi, Turtynaoi, Turtytania (Artemidor), Turduli etj. paraqesin modfikime tingëllore të Erythas së dikurshme, e njëjta gjë vlen edhe për Tartessos (hebreisht Tharshish) dhe që të gjitha këto rrjedhin nga fjala shqipe errtë, terratisë (gegisht; terroj dhomën etj.) errsinë (errësirë), errrëson. Pra, tartessos (Turdentania, Erythia, shqip terri, toka e territm perëndimit të diellit) paraqet një terminus cardinalis kozmo-gjeografik për tokën e perëndimit të diellit (OKSIDENTIN) në analogji me Hesperinë e mëvonshme*. Për këtë flet edhe emërtimi mesjetar i tokës ishullore të Atlantikut St. Brandand që i përgjigjet në plotni perëndon. Dhe kjo pastaj vërtetohet edhe në fjalët analoge në gjuhët e lashta si baskishte, ku fjala barte nënkupton mbrëmë, berandu poashtu me kuptim të vonë, bretonisht abardez ose bardez për mbrëmje. Këtë kuadër arkaik të dihitomisë optike-terrestrike e plotëson shkëlqyeshëm hebreishtja me fjalën Sephardim si emërtim për botën e errësirës, nëntokën e amshimit.
*Tartessos është perëndimi i largët (oksidenti) që më vonë (sekundarisht) u identifikua me Hispaninë jugore.
Atlasi-Andalusia-Elysion (Elysium) – parajsa e të „përzgjedhurve“ në pikepamje të evulocionit tingëllor mund të jetë një metatezë e Erythia. Dhe vendndodhja e tij paramendohej në perëndimin e largët. Edhe në pikëpamje sezamiologjike dhe mitologjike qëndron në konkordancë semantike me interpretimet e hershme të botës së përtejme (amshimit). Fillimisht si banesa e fundit (parajsa) e heronjëve:
tek Odiseja (4, 561-5) Proteosi i rrëfen Menelaosit se ai nuk do të vdes, por si dhëndërri i Zeusit që ishte, perënditë do ta dërgojnë në një parajsë me klimë përrallore, saktësisht dhe nominalisht në fushat e Elysionit, që ndodhen në fundin e botës, ku banon edhe Rhadamanthy. Edhe ne eshatologjinë e mëvonshme helene flitet për „ishullin e shenjtorve“ apo makaron nesoi, tek Platoni (Georg. 524a) pas livadhit të të vdekurve janë dy rrugë, njëra çon tek makaron nesoi, tjetra tek Tartarosi (errësira).
4
Tek Vergjili (Elysiumi zëvendëson m. Nesoi) degëzohet rruga e të vdekurve përfundimisht ashtu që njëra çon në Elysion (Elysium, vendi i vallëzimit të të devotshmeve) dhe tjetra në Tartaros. Autorë linguistë kanë sinjalizuar me kohë prejardhjen e mundshme të fjalës elysium nga kultura minoike. Unë i bashkëngjitem këtij mendimi për shkak të ngjajshmërisë faktike me erythia dhe lidhjen sesaizmiologjike tek autoret e lashtësisë me Tartarusin („mbretërinë“ e errësirës“). Si dhe të dhënat e pakontestueshme për kulturën protoilire (parahelene) ne Minoa dhe Kretë.
Në anën tjetër Fushat e Elysionit dalin edhe si formë e shkurtë hypokorystike e Anda(e)lusion. Vendi, rrafshi, fushat e shenjtorve në Oqeanin Perëndimor dhe që në thelb është identik (në pikëpamje kozmogonike) me „Kodrat e Atlasit dhe Shtyllat (kolonat) e Atlasit“. Emri i Andaluzisë përmban kompozicionalisht atlasin (andela) dhe fushat e parajsës (Elysion) dhe si i tillë buron nga lashtësia e kozmogonisë mediterane, assesi nuk mund të jetë krijuar në kohën historike nga përqëndrimi dhe depërtimi i vandalve në atë regjion qoftë si zonë ngulitjeje apo si rrugë tranzit drejt Afrikës. Ka mundësi qe prezenca e etnikumit vandal në këtë zonë të ketë shërbyer për vetëm për të rifreskuar kujtesën arkaike iberike për emrin e këtij rajoni në kohën historike.
Në fakt në thelb të fjalës andaluzia qëndron emërtim apelativ arkaistik-kozmik atlas-andelath në kuptim të „kodrës së perëndimit të diellit në perëndimin e largët – Hesperi“. Nga ky emërtim arkaik rrjedhin emërtimet në vijim: a) I Megali Ellas (Magna Graecia), e ashtuq. Greqia e Madhe, ku megali (e madhe) paraqet transformim nga baskishtja anda (e madhe), b) Andalusia, një emërtim arkaik iberik për „oksidentin“ apo „perëndimin e diellit“, c) Antillas – vendi mitologjik i largët perëndimor në Atlantis (Në këtë temë përfshihen edhe perënditë iberike Andobales-Endoveles dhe Arg-anthonios si dhe Lusitania<Lusatna<Lusande – metateza e Andalusia).
Shtylla e Atlasit ose shtylla (trani) qiellore (atlant në lidhshmëri me falandum (qielli, etruskisht) ka si parakusht një kompozitë tjetër, pra Andelath-kion (yaun=gjon) ose Andelath-zion. Nëse e marrim për Zotin e shtyllave të atlasit baetik apelativin përkatës Andalus-Andelus, do të kemi si rezultat Andelus-jon apo Andelus-Zion. Ky term kozmogonik shendrrohet nën ndikimin e substratit protoilir në tranin (shtyllen) e Atlasit (armenisht siun = shtyllë), në fushat (vendin) e Elysonit (armenisht and= fusha, rrafsh etj. Ne shqipe fjala vend), pra and-elusion apo fushat, vendi i Elysionit (origjina e Campi Elysai) në oqeanin perëndimor e që është në fakt identik me „kodrat dhe shtyllat e Atlasit“: Atlas-Atlant<antlath.
(Agron Jaha është studiues i kulturës ilire dhe një prej njohësve më të thellë shqiptarë i asaj periudhe. Jeton dhe vepron në Gjermani)