Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha.
Ai ka shtuar më tutje se ky dekorim i Aleksander Vuçiqit për tre emrat e përmendur vjen pasi ata kanë punuar gjatë me presidentin serb për ta ndarë Kosovën.
Me gjithë që ky projekt konsiderohet i dështuar, Sali Berisha thotë se miku i tyre Viçiq, nuk do tua harrojë të mirën që kishin dashtë t’ia bëjnë Serbisë dhe atij personalisht.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Sali Berishës:
Dekorohen me Urdherin Esad Pashe Toptani!!
Miq, presidenti i Serbise dhe Serbomadhise, Aleksander Vuçiç shpalli dje per here te dyte pas Samitit te Berlinit falimentimin e projektit te tij te Serbise se Madhe. Ai akuzoi per kete deshtim Rada Trajkoviçin dhe Angjela Merkel, te cilat sipas tij kishin njohur kufijte aktual te Kosoves.
Por burime afer tij peshperisin se presidentit i Serbomadhise Aleksander Vuçiç me gjithe deshprimin qe e ka kapluar nuk ka harruar por ka menduar edhe per argatet e tij. Keshtu, ne nje akt mirenjohje per sherbime te shquara ndaj projektit te Serbomadhise ai ka vendos t’iu akordoje urdherin e Kaloresit te Zi Esad Pasha Toptani, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles, argatit in chef Baton Stanishiqit.
Ky urdher i Serbise, me i larti per argatet shqipfoles, shoqerohet dhe nga nje pension i veçante dhe nje truall toke per banesen e fundit ngjitur me ate te Esad Pashes. sb
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post