Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, vendimin e sotëm të Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë e ka quajtur vendim të rëndësishëm, por ka komentuar edhe mosvotimin e ministrave të AAK-së për heqjen e reciprocitetit.
“Mosvotimi i këtyre masave nga ana e AAK-së, është komplet injorancë politike, kalkulim për vota, dhe tallje me shtetin, si dhe një vërtetim se pushtetin e duan, po shtetin jo”, ka shkruar Zeka në Facebook.
Postimi i plotë i Zekës:
Vendimi i qeverisë dhe qëndrimi i AAK-së
Qeveria Hoti, sot ka marre një vendim tepër te rëndësishëm per ardhmerine e shtetit te Kosovës, duke hequr pengesat e vazhdimit te dialogut me Beogradin.
Ata qe kuptojnë qofte edhe A-ne e politikes, e dine fare mire se dialogu nuk i konvenon vetëm Serbise dhe hithave te saje ne Kosove. Te gjithe e dine se Beogradi me ne, po te mos ketë presion ndërkombëtar, nuk do te fliste as per arushat e malit, e lere me per çeshtje madhore. Mos votimi i ketyre masave nga ana e AAK-se, eshte komplet injorance politike, kalkulim per vota, dhe tallje me shtetin, si dhe nje vërtetim se pushtetin e duan, po shtetin jo.
Nje fjale e urte thote se “dy shalqinje (botana) nuk mbahen me nje dore. Duke pa nje veprim te tille te AAK-se, po filloje me mendu qe shkuarja ne zgjedhje munde te jet zgjidheja me e mire per Kosoven!
Nuk ece vendi perpara duke e dashur vetëm pushtetin e asnjehere shtetin!.