Zëdhënësi i administratës së qytetit Chicago, Ray Hanania, njoftoi se kanë humbur jetën dy persona në zonën periferike Cicero
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Chicago të SHBA-ve si rezultat i protestave ndaj vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga dhuna e policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i administratës së qytetit Chicago, Ray Hanania, njoftoi se kanë humbur jetën dy persona në zonën periferike Cicero.
Ai gjithashtu bëri të ditur se në qytet janë arrestuar 60 persona.
Ndërkohës, sipas agjencisë Associated Press (AP), në mbarë vendin si rezultat i protestave janë arrestuar të paktën 5.600 persona.
Intensiteti i protestave në ditën e 7-të është pakësuar, ndërsa u përfshinë nga dhuna mes protestuesve dhe policisë në disa qytete të mëdha.
Më 25 maj, afro-amerikani 46-vjeçar George Floyd humbi jetën në Minnesota, pasi zyrtari i policisë amerikane Derek Chauvin i vendosi gjunjin në qafë për gati nëntë minuta teksa Floyd ishte i paarmatosur.
Fjalët e tij të fundit ishin “nuk mund të marr frymë”, që u bë slogani i demonstratave mbarëkombëtare.
Vrasja e Floyd-it shkaktoi protesta në mbarë SHBA-të.