Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit e Kosovës që vijnë nga shtetet e ndryshme.
Media mëson se sot në orët e pasdites një person ka kërcyer nga konvikti.
Sipas një dëshimtari që po qëndron i karantinuar, i njëjti person i gjinisë mashkull, ka kërcyer nga kati i 5-të.
Ndërsa ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë personin për ta dërguar në QKUK.
Burime brenda Policisë kanë thënë se në urgjencë i njëjti është dërguar i gjallë e më pas ka vdekur.