Nuk ekziston asnjë dispozitë kushtetutare as ligjore që Qeverinë në dorëheqje e kufizon në ushtrimin e funksioneve të veta të përcaktuar me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës. Në anën tjetër dispozita e nenit 95 dot nuk i referohet statusit të Qeverisë në dorëheqje as formimit të Qeverisë pas miratimit të mocionit të mosbesimit, përkundrazi i adresohet formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme si dhe formimit të Qeverisë kur kryeministri të ketë pas dhënë dorëheqje ose nga ndonjë shkak tjetër posti i tij mbetët vakant. Sikundër dihet aktualisht nuk do të zgjidhej Qeveria pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Kryeministri nuk k a dhënë dorëheqje as posti i tij nuk është vakant! Së andejmi, opozita parlamentare që mëton për të formuar Qeverinë sipas nenit 95 par. 2 të Kushtetutës, prapëseprapë, edhe pse nuk ka të bëjë me rastin konkret, edhe atë e shpërfillë ,nga se sipas saj, vetëm Lëvizja Vetëvendosja është e autorizuar për të propozuar kandidatin – kandidaten për mandatar-e për formimin e Qeverisë pra jo kurrsesi qe opozita të uzurponte atë të drejtë.
Profesori i së drejtës Riza Smaka, ish anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës së republikës së Kosovës, i ka vlerësuar kundër kushtetuese dhe veprime uzurpatore edhe të gjithë hapat e fundit që i ka ndërmarr Presidenti Thaçi, në drejtim të krijimit të Qeverisë së re, duke i dhënë mandatin LDK-së, me mandatar Avdullah Hotin, dhe marrëveshjen që kjo parti politika ka arritur me AAK-NISMA-AKR dhe minoritetet. Çështja ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese në afatin ligjor prandaj pritet që të gardiani i Kushtetutës ta thotë fjalën e vetë.
Initio Nullum Semperae Nullum”, çfarëdo qe niset keq do të përfundonte keq. Në popull thuhet “ U nisë dallash, do të përfundojë dallash” Këtë sentencë e theksoj në kontekstin e vrullit ofensivë të opozitës qeveritare që, pas miratimit të mocionit për mosbesimin e Qeverisë aktuale” të formojë Qeverinë vijuese, madje, makijavelisht – në shpërfillje të Kushtetutës si dhe pa skrupulla për paranë e popullit, në masë të konsideruar , të varfër duke e stër fryrë të njëjtën me numër enorm të zëvendëskryeministrave si dhe të numrit inflativ të ministrave e ministrive! Referuar Qeverisë në dorëheqje sipas nenit 100 par. 6 të Kushtetutës, Presidenti ka autorizime diskrecionale për të shpërndarë Kuvendin e rrjedhimisht për t’i shpallur zgjedhjet e përgjithshme. Presidenti duke vepruar diskrecionalisht nuk ka vepruar në atë mënyrë ashtu që pas miratimit të mocionit të mosbesimit nuk e ka shpërndarë Kuvendin dhe së andejmi Qeveria në dorëheqje ka mbetur në detyrë për t’i ushtruar funksionet e veta deri në formimin e Qeverisë në vijimësi”, thotë profesor Riza Smaka.
Sipas tij të drejtën ekskluzive për ta bërë Qeverinë e ka vetëm VV-ja kurse formulat tjera janë uzurpim i mandatit nga lakmia për pushtet dhe asgjë tjetër. “Nuk ekziston asnjë dispozitë kushtetutare as ligjore që Qeverinë në dorëheqje e kufizon në ushtrimin e funksioneve të veta të përcaktuar me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës. Në anën tjetër dispozita e nenit 95 dot nuk i referohet statusit të Qeverisë në dorëheqje as formimit të Qeverisë pas miratimit të mocionit të mosbesimit, përkundrazi i adresohet formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme si dhe formimit të Qeverisë kur kryeministri të ketë pas dhënë dorëheqje ose nga ndonjë shkak tjetër posti i tij mbetët vakant. Sikundër dihet aktualisht nuk do të zgjidhej Qeveria pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Kryeministri nuk k a dhënë dorëheqje as posti i tij nuk është vakant! Së andejmi, opozita parlamentare që mëton për të formuar Qeverinë sipas nenit 95 par. 2 të Kushtetutës, prapëseprapë, edhe pse nuk ka të bëjë me rastin konkret, edhe atë e shpërfillë, nga se sipas saj, vetëm Lëvizja Vetëvendosja është e autorizuar për të propozuar kandidatin – kandidaten për mandatar-e për formimin e Qeverisë pra jo kurrsesi qe opozita të uzurponte atë të drejtë”, thotë Riza Smaka. Madje ai thotë se opozita uzurpatore synon jo vetëm Qeveri kundër kushtetuese, por edhe megalomane, me rritje të dikastereve ministrore. “Sipas pohimeve të përfaqësuesve të opozitës parlamentare, Qeveria e saj do të konsistonte nga 22 ministra e 5 zëvendës kryeministra, pra një qeveri kuantitative e për aq e kushtueshme dhe in efikase.
Së andejmi rezulton se opozita parlamentare mëton për të formuar Qeveri kuantitative, të tej kushtueshme në një anë në s’përputhje me Kushtetutën, në anën tjetër. Sa për ilustrim do të krahasoja Qeverinë e Zvicrës e cila konsiston nga gjithsejtë gjashtë ministra (nga pesë sish, nga se,në çdo vit një nga ata ose ato e ushtron funksionin e shefit të ekzekutivit ) në një anë dhe Qeverinë e Kosovës ( të cilën synon opozita për ta formuar )nga 22 ministra e pesë zëvendëskryeministra me kryeministrin apo 27 sish në anën tjetër. Ndërkaq buxheti i Zvicrës është cirka 35 herë më i lartë nga buxheti i Kosovës. Sipas kuazi logjikës së liderëve partiakë opozitarë pretendentë për të formuar Qeverinë në rrethana të pandemisë globale e në s’përputhje me Kushtetutën, Zvicra do t’i kishte pas rreth njëqind ministra”, thotë profesori i së drejtës Riza Smaka.