Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar pas arritjes së koalicionit parazgjedhor mes Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së.
Zeka, përmes një postimi në facebook, ka thënë se pas arritjes së këtij koalicioni do të kishte dëshirë të dëgjonte një koment të “babës së Nismës, Jakup Krasniqit”.
Postimi i plotë i Zekës:
“Pas koalicioni te Nismes me Akr-ne, sinqerisht kisha pas deshire me degju nje koment te babes te Nismes, Jakup Krasniqit.
As per listen serbe nuk kam degju fjale me te renda se sa kunder Pacollit! E tash?!
Hapu toke se po futem…”(sic.), ka shkruar Zeka. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post