Ngjyrat e mureve janë shumë të rëndësishme për të krijuar atmosferë.
Lyerja e mureve të shtëpisë me ngjyra nuk del asnjëherë nga moda: të lyesh vetëm një faqe muri apo të gjithë muret e shtëpisë (të luash me ngjyrat) është një truk për të rinovuar shtëpinë në mënyrë ekonomike.
Zgjedhja e ngjyrës së murit është një proces delikat i cili nuk bazohet vetëm në shije por duhet përshtatur edhe me zonën e shtëpisë që do të lyhet. Është e njohur tani se ngjyrat e zgjedhura për të lyer shtëpinë mund të ndikojnë në humor, energjinë tonë, krijimtarinë, madje edhe vëmendjen tonë dhe kurbën e mësimit, të cilat përbëjnë komponentët e nevojshme të intelektit.
Për të zgjedhur ngjyrën e duhur, një disiplinë orientale nga Feng Shui sugjeron se cilat janë ngjyrat që duhet të përdoren duke evituar kështu ndikimet negative.
E bardha: Ngjyra më e zakonshme për ta bërë një shtëpi më të shndritshme dhe mikpritëse. Shkëlqimi i saj është i lidhur me përcaktimin: për të shmangur monotoninë në dhomën e lyer me të bardhë duhet t’i jepni ngjyra duke luajtur me arredimin.
E verdha: Ngjyra e natyrës dhe e diellit transmeton energji dhe ngrohtësi. E verdha është edhe ngjyra e kreativitetit. Është perfekte për zonen e ditës sidomos për kuzhinat por duhet evituar në dhomën e gjumit. Për sallonin zgjidhni një nuancë të çëlet të ngjyrës së verdhë.
E kuqja: Forcë, potencë dhe pasion në të gjitha nuancat e saj. E kuqja është ngjyra që duhet të përdoret me më shumë kujdes, pasi duke e ekzagjeruar me këtë ngjyrë rrezikojmë të favorizojmë zemërimin dhe tensionin. Me ngjyrën e kuqe është më mirë të lyesh vetëm një faqe muri dhe ta përdorësh në arredim.
Lejla: Kjo ngjyrë në versionet e saj më të çelëta dhë të ëmbla jep relaksim dhe qetësi. Eshtë më e përshtatshme për sallonet dhe është në fakt ngjyra që stimulon dashamirësi.
Bluja: Ngjyra që përfaqëson reflektim dhe meditim, edhe pse kjo është një ngjyrë që presupozohet për të përcjellë paqe, nuk rekomandohet shumë pasi ekziston rreziku që në të vërtetë të kalojë në melankoli. Zgjidhja është të evitosh blu-në e errët dhe të përdorësh vetëm ngjyrën blu të çelët (bojëqielli). Nuk rekomandohet një dhome gjumi tërësisht blu por mund të lyhet vetëm një faqe muri e saj.
E gjelbra: Ngjyrë çlodhëse e lidhur me ngjyrën e livadheve, maleve dhe natyrës në përgjithësi. Edhe për këtë ngjyrë është i vlefshëm rregulli i tonaliteteve, duhen përdorur nuancat më të çelëta dhe të ëmbla te saj. Është ngjyra e përsosur për çdo dhomë në shtëpi, por është më mirë që të shmanget në kuzhinë./Gazeta Mejdani/