Kalimi i Agim Bahtirit në Vetëvendosje ka shkaktuar huti brenda partisë së tij, AKR. Këtë e le të nënkuptohet sidomos deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të AKR-së, Vesel Makolli, raporton Gazeta Vetëvendosje
Kështu, sot, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli ka thënë se është “absurde” nëse kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, pa e njoftuar AKR-në.
Periskopi shkruan se Makolli është shprehur se nuk ka informatë zyrtare për kalimin e Bahtirit në Vetëvendosje, siç u raportua sot në media.
“Nuk kemi asnjë informtarë për aderimin e Agim Bahtirit. Kështu që zyrtarisht nuk kemi asnjë informatë, normal se njeriu duhet të lajmëroj në parti për çdo lëvizje të mundshme, nëse është e vërtetë atëherë është nonsense, absurd”, ka deklaruar Makolli./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post