Sot pritet të bëhetedhe një “mega” aderim Fjala është për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri i cili veç asa nuk e ka nënshkruar anëtarësimin në AAK. Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazeta Blic brenda AAK-së, raporton Gazeta Mejdani.
“Po është çështje e kryer, Labinot Tahiri, do të jetë pjesë e AAK-së”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Megjithatë, kjo nuk është më befasia e fundit. Sepse, nesër në radhët e AAK-së do të bashkohet edhe ish gazetari dhe ish zyrtari i NISMA-s, Resul Sinani.
“Tahiri e Sinani do të jenë pjesë e AAK-së”, ka rrëfyer burimi. Përndryshe, Tahiri është me profesion këngëtar , përderisa Sinani është me profesion gazetar, por në të kaluarën kishte provuar talentin e tij edhe në muzikë.
Sipas burimeve të Gazeta Mejdani dhe për aq sa kjo gazetë është duke e përcjellë trendin e aderimeve politike, AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe Vetëvendosje e Albin Kurtit prijnë në këtë “sektor” të politikës kosovare./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post