FSK-ja po shkon me hapa të sigurt drejtë kompletimit me skuadra profesionale ushtarake. Deri më tani ajo ka treguar se është e zoja të ballafaqohet me sfidat që do t’i ketë përpara. Ushtria e Kosovës po bëhet ushtri profesionale, raporton Gazeta Mejdani.
Duke lexuar faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, vërehet një përkushtim i madh për profesionalizmin e njësiteve të ushtrisë së Kosovës.
Kështu, në kuadër të përgatitjeve për ngritjen e nivelit të gatishmërisë, pjesëtarët e Policisë të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), ditë më parë kanë ndjekur trajnimin për „Mbrojtje të afërt“. Në krye të detyrës së trajnimit të FSK-së, ishte instruktori i licencuar ndërkombëtarisht dhe i njohur në përmasa botërore, Ismet Mehmeti.
Në këtë trajnim, i cili ishte zhvilluar mes datave 22 korrik dhe 2 gusht të këtij viti, kishin marrë pjesë 15 pjesëtarë të cilët u pajisen me njohuri rreth punës së tyre të përditshme për sa i përket teknikave të avancuara në mbrojtjen e afërt.
Për të parë nga afër trajnimin e pjesëtarëve të Policisë së FSK-së, në një nga seancat trajnuese mori pjesë edhe komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Enver Cikaqi. Me këtë rast, pjesëtarët e FSK-së së bashku me instruktorin demonstruan disa nga taktikat që i kishin mësuar gjatë atyre ditëve.
Gjeneral Cikaqi, pasi i përgëzoi pjesëmarrësit për vullnetin dhe disiplinën e treguar gjatë këtij trajnim shtoi: “Vazhdoni me këtë ritëm dhe shfrytëzoni këto ditë në mënyrën më të mirë të mundshme që të përfitoni sa më shumë nga instruktori, i cili është duke qëndruar këto ditë pranë jush”.
Trajneri ekspert me renome botërore, Ismet Mehmeti, është njëri njerëzit me emër në trajnimin e pjesëtarëve të forcave special policore të Kosovës. Në të njëjtën kohë ai është edhe Instruktor edhe në njësitin Anti-terror i Forcave RENEA, FNSH dhe Shqiponjat në Republikën e Shqipërisë.
Përveç Kosovës dhe Shqipërisë, instruktori Ismet Mehmeti ka zhvilluar bashkëpunim të suksesshëm edhe me policinë zvicerane si dhe ka ligjëruar në disa shtete të botës si Itali, Austri, Ukrainë, Guinea etj.
Ismet Mehmeti vazhdon me sukses ushtrimin e profesionit të tij duke bërë nam kudo që e ftojnë nëpër botë. Gjatë këtij viti, saktësisht në muajin prill dhe përgjatë nëntë javëve ai kishte trajnuar njësitet speciale të ushtrisë dhe policisë shqiptare. 230 operatorë të njësiteve speciale kishin kaluar nëpër duart tij.
Për më tepër, trajnimi “Mbrojtja e afërt” që u mbajte para pak ditësh në Kosovë përshinte pjesën teorike dhe praktike të teknikave dhe metodave të arrestimit, prangosjes, përdorimit të shufrave, mbrojtjes së VIP-ve etj./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post