Aderimet në partitë politike të vendit sa shkojnë e po bëhen më të zëshme. Në kët kohë kur pritet të vendoset për ditën e zgjedhjeve, figura të njohura po akomodohen nëpër parti. Njerëz të tërë ia kanë mësyer politikës. Në këtë drejtim, sa i përket aderimeve, tani për tani prijnë AAK dhe Vetëvendosje, raporton Gazeta Mejdani.
Gjithsesi, sot i janë bashkuar AAK-së edhe dy figura të njohura. Fillimisht aktori Jeton Zogiani, e pas tij edhe profesori me emër, Samet Dalipi.
Nga ana e tij, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur në lidhje me keto aderime të rëndësishme. Në faqen e tij në Faceook ai ka shkruar: “Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”.
Ndërsa, sa i përket aderimit Profesor Dalipit, Haradinaj ka thënë: “Me Samet Dalipin, që rrugëtimin e tij politik ka vendosur ta vazhdojë me AAK-në. Profesor Dalipi, është një intelektual e aktivist i devotshëm i politikës në Kosovë, dhe dija e përvoja e tij, do të jenë një ndihmesë e madhe në rrugëtimin tonë të përbashkët“!
Sipas një zyrtari të lartë brenda partisë, këto ditë priten të aderojnë edhe shumë emra të tjerë, tashmë të mirënjohur në Kosovë. Ai ka thënë se sondazhet dhe informacionet nga tereni na flasin për një rritje të konsiderueshme të AAK-së.
Edhe analistë të ndryshëm mendojnë se partia e Ramush Haradinaj në këto zgjedhje do të jetë befasia më e madhe. Gjithnjë sipas tyre, AAK ka përfituar shumë nga veprime të menqura të kryeministrit në detyrë, e sidomos nga themelimi i ushtrisë, taksa ndaj produketeve serbe dhe dorëheqja nga posti i kryeministrit vetëm e vetëm të mos e damkosë shtetin e Kosovës në Hagë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post