Concept i4 ka të njëjtin trup sikurse BMW 4 Series Grand Coupe por me një numër të madh modifikimesh, siç është grili nga para më i madh, mbrojtësit nga para dhe pas si dhe dritat të reja.
BMW i ka shtuar edhe një varg modifikimesh aerodinamike, transmeton Gazeta Mejdani.
Nga brenda i4 përbehet nga disa materiale të kombinuara, si fibrat optike e lëkura natyrale.
BMW Concept i4 vjen me një motorë elektrik i cili prodhon 523 kuajfuqi. Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për katër sekonda e atë maksimale në 200km/orë.
Me një mbushje të vetme të baterive 80kWh, sipas BMW-së, kjo veturë mund të përshkojë 600 kilometra rrugë./Gazeta Mejdani/