Personi që dyshohet se ka tentuar ta sulmojë gazetarin Berat Buzhala, është Andi Pajaziti, përcjell Kosova Post.
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se zyrtarë të saj kanë tentuar ta sulmojnë gazetarin, Berat Buzhala.
Dyshohet se tentim sulmin ndaj Buzhalës e ka bërë Andi Pajaziti. Ky i fundit, është ftuar nga organet e rendit për intervistim.
Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Andi Pakazitit, Asdren Hoxha.
Ai tha se klienti i tij nuk ka fare të bëj me partinë e Albin Kurtit, por ka qenë keqkuptim i të dëmtuarit. “Absolutisht nuk ka të bëjë me Vetëvendosjen dhe është krejt një keqkuptim i të dëmtuarit (Berat Buzhala). I dëmtuari e ka keqkuptu që mundet me qenë arsyeja për Vetëvendosjen. Ai ka qenë një takim krejt i rastësishëm dhe një keqkuptim për mendimin tim. Nuk ka lidhje me VV-në, nuk është militant as nuk është anëtar partie, bile përkundrazi nuk ka lidhje me atë parti, por ashtu ka mendu i dëmtuari”, tha avokati Asdren Hoxha.
Lajmi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka, në një postim në Facebook. Ai ka shpërndarë lajmin se Pajaziti është ftuar në Polici për këtë rast.
“Pa panik. Me kujdes. Pa shpifje. Me të vërtetën”, ka shkruar ai, përcjell Kosova Post.
Ndryshe, tentim sulmin ndaj Buzhalës, e kanë dënuar shumë politikanë e deputetë në vend.