Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në Imazh në RTK ka folur rreth heqjes së taksës për lëndën e parë nga Kryeministri Albin Kurti.
Sipas Haradinajt, Kurti po gabon rëndë.
“Heqja e taksës është paralajmëruar disa javë më herët nga Kurti. Ai e ka ofertuar gabim heqjen e taksës, pasi nuk i dha argument SHBA-së, por vetëm doli në konferencë për shtyp”, tha Haradinaj.
“Të hiqet taksa pa asnjë profit nga Kosova është e gabueshme. Është një nga vendimet më të gabueshme të kësaj qeverie”, shtoi ai.
Daut Haradinaj ka folur edhe rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti të nisur nga LDK.
Ai ka folur rreth asaj se çfarë përmban ky mocion.
“Thirrësi i mocionit e ka të drejtën që ta përshkruajë justifikimin, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një partner të koalicionit”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se AAK i ka dhënë disa vërejtje, të cilat janë marrë parasysh.
“Ne i kemi pasur disa vërejtje rreth përmbajtjes, i kemi përmirësuar”, ka shtuar ai.
“Në mocion nuk figuron çështja e taksës, kryesisht ka të bëjë me prishjen e marrëdhënieve me SHBA dhe prishjet e raporteve mes partnerëve në qeveri”, theksoi Haradinaj.