A e lagni brushën e dhëmbëve para se të filloni t’i lani dhëmbët? Kjo ishte pyetja me të cilën një femër ka bërë kaos në Twitter, transmeton Gazeta Mejdani.
Gjykuar sipas shumicës të cilët janë përfshirë në debat, disa njerëz dëshirojnë t’i lajnë dhëmbët me brushë të thatë, ndërsa disa më parë e qesin pastën, e lagin brushën dhe vetëm atëherë fillojnë t’i lajmë dhëmbët.
Mirëpo, a ekziston mënyra e duhur apo të gjitha këto opsione janë plotësisht në rregull?
Përgjigje ka dhënë dr. Mitali Hariavala:
– Më parë duhet ta lani brushën me ujë për ta pastruar dhe “zbutur”, sepse më mirë ngjitet për brushë dhe nuk bie me rastin e larjes së dhëmbëve, shpjegon Mitali dhe shton:
– Kur në brushë të lagur qitni pastën e dhëmbëve në madhësinë e kokrrës së bizeles, edhe njëherë shpejt lageni.
Kjo “larje” e dytë do të aktivizojë pastën e dhëmbëve ashtu që do të shtojë tretshmërinë dhe do të bëjë që më mirë të ngjitet në brushë në mënyrë që të shkrihet kur e futni në gojë.
Përzierja e drejtpërdrejtë e ujit dhe e pastës nuk rekomandohet, sepse mund të zvogëlojë efektin e vet. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post