Një rast mjaft interesant i mashtrimit është raportuar dje të ketë ndodhur në Gjilan
Prokuroria në raportin 24 orësh ka treguar se një person i mitur, në aplikacionin e komunikimit “Viber” e ka vendosur shenjën e një polici, duke komunikuar në këtë cilësi me qytetarë.
“Më 4 mars 2020, një person i mitur, në aplikacionin ‘’Viber’’, duke u prezantuar si zyrtar policor ka komunikuar me qytetarë”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar për veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’, të KPRK-së./Gazeta Mejdani/