E gjithë historia njerëzore është e mbushur me shenja më se evidente të ekzistencës së një forme alternative komunikimi të ndryshëm nga shkrimi apo gjuha e folur, dhe e njohur universalisht, duke qenë shumë herë intuitive.
Përdorimi i një gjuhe shprehëse, sintetike, përfaqësuese e skenave apo formave është e lashtë.
Përcjellës mesazhi
Shkrimi i lashtë ishte i përbërë nga shenja që përshkruajnë ide, ashtu sikurse numrat tregonin tradicionalisht sasi. Të njëjtat forma shkrimi që u zhvilluan në Kinë dhe Japoni, janë një shprehje moderne e një eksperience të lashtë që, nisën nga shenjat grafike, për t’u përkthyer më pas në një formë të vërtetë gjuhe. Ideogramat (nga shenja greke e mendimit) janë një seri gërmash që përdorin zhvendosjen grafike në një objekt apo koncept.
Petroglifet prehistorike përdoreshin me qëllim përcaktimin e një koncepti, një eksperience, apo çdo gjë tjetër që nuk mund të transmetohej përndryshe, e madje popujt më të zhvilluar si egjiptianët përdornin një lloj shkrimi të përfaqësuar simbolikisht; hieroglifet egjiptiane janë një përfaqësim i vlefshëm. Arti na mëson se përcjellja e një mesazhi përmes një imazhi është një mënyrë absolutisht efikase për të lënë një mesazh të koduar dhe të interpretueshëm nga shqisat tona. Mënyra artistike e përfaqësuar ka lënë, si trashëgimi e çmuar, përfaqësime simbolike të dukshme, të pikturuara apo skalitura në katedrale apo tempuj. Mendojmë piramidat apo vepra e famshme e Gaudit në Barcelonë.
Pamore, dëgjuese, kinestetike
Kelte, numerologjike, ezoterike. Përdorimi i simbolit, i përdorur që në krye të herës për nevoja komunikimi, u rafinua me kalimin e kohës, dhe u përdor me qëllim përcjelljen e një pasurie njohurish, vetëm për një rreth të kufizuar individësh. Simbolizmi është mjeti më i lartë për të mësuar moralin, angazhon shqisat dhe intelektin. Shqisat e perceptojnë simbolin në formën e tij të jashtme, inteligjenca e interpreton atë. Kështu lindën simbolizmat e dedikuar filozofisë, alkimisë, okultizmit, astrologjisë, fesë.
Komunikimi nuk është i mbyllur vetëm për format e gjuhës së folur, por disa informata-stimuj perceptohen nga truri ynë nëpërmjet një tërësie të dhënash që vijnë nga jashtë dhe që kanë disa përfaqësime grafike. Sipas disa studimeve në fakt, çdo individ interpreton realitetin përmes tri sistemeve përfaqësuese: me imazhe (vizuale) tinguj (dëgjuese) apo emocioneve (kinestetike).
Në përgjithësi, tek çdo person mbizotëron një nga tre sistemet. Sipas statistikave të fundit, të rriturit duket të jenë të ndarë në këtë kuptim, sipas tre kategorive: 25% kinestetike; 20% dëgjimore; 55% vizuale. Personi vizual fokusohet tek vëzhgimi pamor i botës së jashtme, tërhiqet nga fotot dhe nga pamja e jashtme. Ai ka një imagjinatë të fortë dhe ruan pjesën pamore të çdo ngjarje. Megjithatë, kjo nuk përjashton automatikisht mundësinë që, edhe një tip i përcaktuar si më shumë dëgjues, nuk mund të ndikohet nga forca emocionale e një imazhi.
Kritere praktike
Përdorimi i simboleve nuk është vetëm një gjuhë e historisë së lashtë, por ndodh edhe në kohë më pak të largëta. Mendojmë për simbolet që lidhen me zakonet, apo simbole që lejojnë njohjen e përkatësisë në një urdhër apo sistem të caktuar (unazë martese, ngjyrë e zezë për zinë, flamuri, logot apo markat etj).
Shumë shenja janë me origjinë të lashtë dhe kuptimi i tyre semantik ndryshon me ndryshimin e
moshës apo kulturës që e ka përdorur. Një nga kriteret themelore praktike për të kuptuar vlerën e një simboli është konteksti në të cilin ai është përdorur, përveç pozicionit gjeometrik që merr, kur përfaqësohet grafikisht.