Gruaja është themeli i familjes dhe i shoqërisë. Edukimi dhe sjellja e saj kanë rëndësi të madhe për gjeneratat që vijnë. Sidomos gjindshmëria e saj është shumë e rëndësishme, sepse ajo është edukatorja kryesore e familjes, shkruan Gazeta Mejdani.
Një grua me stil të lartë nuk është kurrë agresive, ajo folë ëmbël, e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respekt dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo diçka.
Buzëqeshja
Një grua me stil të lartë është e qeshur dhe e njeh mirë vlerën e një buzëqeshje. Vështirë ta shohësh atë të acaruar apo të vrenjtur. Ajo e di mirë që buzëqeshja është çelësi më i mirë për të dalë nga situatat e sikletshme.
Aroma
Cilido qoftë stili i saj, një grua me me stil të lartë di që t’i përshtasë edhe aromën në mënyrë perfekte. Ato më romantiket zgjedhin aroma lulesh, ndërsa gratë më të forta zgjedhin aroma më karakteristike. Çdo grua me klas ka një aromë të vetën e cila e dallon nga gratë e tjera./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post