Një burrë është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje pas një goditje me thikë brenda një xhamie në Londër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, viktima, e cila është në vitet ’70 të tij, u gjet me plagë të shumta pasi shërbimet e urgjencës u thirrën në Xhaminë Qendrore të Londrës në Park Road, afër Parkut të Regent.
Siç bëhet e ditur më tej, ai u dërgua në spital dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.