Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, përkujtohet në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe në data të rëndësishme për vendin.
Presidenti historik, pa reshtur luftoi për bërjen shtet të Kosovës, e këtë e bënte me vizionin e tij largpamës, duke kërkuar gjithnjë paqe para miqve ndërkombëtarë.
Ndër të tjera Rugova flet për Pavarësinë e Kosovës, ku thotë:
Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë.
Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Europës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë.
Në vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e ish-presidentit, i cili i ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Europian.